LAJMI I FUNDIT:

Nuk na e ka fajin vendi, por vetja jonë

Nuk na e ka fajin vendi, por vetja jonë
Ilustrim

Anisa Bega

Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë, ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen për gjërat më të vogla etj. Tema më e përfolur është: të largohemi nga Shqipëria, se këtu nuk jetohet! Edhe në Hënë po vajtët, nëse keni këtë frymë armiqësore me njëri-tjetrin, sërish do ankoheni dhe do tentoni të largoheni.


Pra, fajin nuk na e ka Shqipëria, por njerëzit që sa gjejnë momentin i bëjnë gropën njëri-tjetrit dhe ju shesin te dikush vetëm për interes. Mendoj se jemi ndër vendet më të bukura, si për bukuritë natyrore, klimën, vendndodhjen gjeografike ku edhe të huajt na lakmojnë për këtë gjë. Por, na çalon te gjëja më kryesore: te njerëzit.

Disa thonë që gjendja e rënduar ekonomike na bën të jemi kokulur dhe mos të këmbëngulim te vlera tona, ndërsa unë mendoj se ky nuk është fare një justifikim. Të keqen e kemi brenda nesh, sepse ne duam të dimë gjithçka për tjetrin, sa paguhet, me kë jeton, ku shkon, sa pasuri ka etj. Mos të flasim për pjesën ku shesim pordhë pa limit, pra kaq të varfër edhe shpirtërisht jemi saqë jetojmë vetëm për të tjerët. Për çdo gjë që tregojmë, theksojmë çmimin sa e kemi blerë ose na e kanë bërë dhuratë, ndërkohë që askujt nuk ia ndjen hiç.

A ka fatkeqësi më të madhe sesa të jetosh me frikën se çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe ta bësh sterrë realitetin ku jeton?!

Nuk mbaron me kaq, ne edhe në vendin e punës duam të spiunojmë te shefi, që të na marrë me sy më të mirë, t’ia çojmë kafen te zyra dhe t’i bëjmë lajka se me këtë rast mund ta kemi punën më të sigurt, ndërsa ata që flasin hapur dhe bëjnë punën e tyre shihen si “problematikët”.

Ne nuk ndihemi mirë kur tjetrit i ecën mbarë dhe analizojmë me detaje, si ia arriti të jetë kaq mirë, në vend që të shohim punën tonë dhe të përpiqemi të përmirësojmë veten tonë.

Kemi shumë ligësi brenda nesh dhe nuk duam të kemi një jetë tonën, nuk ka zë gjumi pa i bërë llogaritë tjetrit dhe nuk humbasim asnjë rast pa e bërë tjetrin të ndihet keq, duke e prekur te diçka që e ka pikë të dobët. Nëse dikush të bën një nder, ke frikë se pas kësaj fshihet ndonjë interes që do ketë prej teje. Mos të flasim për korrektesën në marrëdhënie,t sidomos në punë, ku nuk kanë respekt fare për kohën e tjetrit, t’i i dërgon një mesazh, ndërsa përgjigja ose të vjen shumë vonë, ose nuk të vjen fare. Nuk e kemi sensin e bashkëpunimit, por kush tregon se ka më shumë pushtet!

Ne ankohemi për çdo gjë rreth nesh dhe kemi frikë të përballemi vetë me realitetin. Le ta fillojmë me gjetjen e problemeve te vetja jonë, e më pas të mendojmë të shajmë realitetin ku jetojmë. Askush nuk jua ul kokën, pa dëshirën tuaj. Nuk na e ka fajin vendi, por vetja jonë! Unë e dua Shqipërinë time dhe vendet kudo ku ka shqiptarë, bashkë me zakonet dhe traditat tona!

Në trend

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori