Shqiptarët po lindin më pak fëmijë se edhe në parashikimet zyrtare më pesimiste. Në vitin 2019, te moshuarit publikoi një studim sipas së cilit pritej që në rastin më të keq, në 2022-shin të lindnin mbi 27 mijë bebe.
Por në fakt vitin e shkuar pati vetëm 25 mijë e 570 lindje të reja, mbi 2 mijë më pak se në skenarin më të zymtë.
“Kjo do të thotë që ne nuk duhet të mendojmë më për kopshte apo çerdhe, por për azile dhe shtëpi të kujdesit e të moshuarve.”
Kjo pasi shumë shpejt popullsia do të shkojë drejt kësaj nevoje”, thotë për A2 CNN pedagogia Eris Dhamo.
Ritmi i shpejtë i uljes së lindshmërisë po tregohet qartë veçanërisht vitet e fundit.
Nga mbi 28 mijë bebe në 2019-n, numri i lindjeve të reja u pakësua me gati 3 mijë vitin e shkuar, ndikuar edhe nga zgjerimi i ciklit të emigracionit.
“Ne përgatisim sot prindër për Europën. Kjo është një frikë tjetër. E dimë sot këtë fakt? Jo. e kemi ditur që në fillesat e emigracionet dhe frikën që do të shpërbënte konceptin e familjes”, thotë Dhamo.
Nëse qeveria nuk ngre mekanizma për ndaljen e shpopullimit, vendit do i mungojnë mijëra vetë në pak vite, thonë sociologët. “Elementi i parë është aksesi në banesë. Për një çift të ri është gati e pamundur blerja e një apartamenti me këtë nivel pagash. Orientimi i politikave fiskale e monetare drejt lehtësimit të barrës nga taksat te çiftet e reja mund të jetë një tjetër mekanizëm”, thotë Dhamo.
Rënia e lindshmërisë nga njëra anë dhe me vdekjet në nivele ende të larta ka bërë që shtesa natyrore vitin e shkuar të jetë më e ulëta në histori, përjashtuar vitet pandemike 2020 dhe 2021.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Denoncimi i Radomiroviq, Policia po heton rastin e dyshuar për tentim vrasje në veri
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak