LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund të shkosh askund pa karikues? Ish-punonjësi i Apple ka disa këshilla për ju

Nuk mund të shkosh askund pa karikues? Ish-punonjësi i Apple ka disa këshilla për ju

Bateritë janë fatkeqësia e shumicës së telefonave dhe ish-punonjësi i Apple, Tyler Morgan këshillon se çfarë duhet bërë për të zgjidhur të paktën disi këtë problem.

Sipas tij, një nga arsyet më të mëdha pse bateria e iPhone-it tuaj zbrazet është kur e karikoni atë deri në 100 për qind. Në një video në TikTok, ku ai ka më shumë se një milion ndjekës, Morgan shpjegon se nuk duhet të karikoni iPhone tuaj deri në 100 për qind.


“Mos e karikoni brenda natës, por deri në 80 për qind. Nëse do të jeni jashtë gjithë ditën, është mirë, por mos e bëni gjatë gjithë kohës”, tha Morgan.

Nuk mund ta monitoroni telefonin tuaj gjatë gjithë kohës, kështu që një zgjidhje është të konfiguroni karikimin e optimizuar të baterisë, sugjeron ai.

Nëse keni një iPhone 15, mund të vendosni një kufi prej 80 për qind, që do të thotë se telefoni nuk do të karikojë përtej kësaj.

Disa nga këshillat e tjera që jep Morgan janë të çaktivizoni proceset e sfondit (Settings -> General -> Background App Refresh) ose të çaktivizoni shërbimin e vendndodhjes për aplikacionet që nuk i përdorni (Settings -> Privacy & Security -> Location Services). /Telegrafi/