LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund të rrëshqisni”, Owen me paralajmërim për Arsenalin, Man Cityn dhe Liverpoolin

“Nuk mund të rrëshqisni”, Owen me paralajmërim për Arsenalin, Man Cityn dhe Liverpoolin

Legjenda angleze, Michael Owen ka paralajmëruar ekipet e mëdha të Ligës Premier në garën për titullin e sezonit 2024/25.

Arsenali, Manchester City dhe Liverpool e kanë nisur të gjithë sezonin 2024/25 në Ligën Premier me nga dy fitore radhazi në dy xhirot e para.

Sezonin e kaluar, një pikë e vetme ndau fituesit dhe nën-kampionin dhe Owen pret që gara të jetë po aq e ngushtë edhe këtë herë.


Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier – befasi të mëdha në renditje
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier – befasi të mëdha në renditje

“Do t’ju duhet të kaloni nëntëdhjetë pikët. Ka shumë pak diferencë gabimi. Ju nuk mund të rrëshqisni”, ka thënë fillimisht Owen për Premier League Productions.

“Unë nuk mendoj se ju mund të humbni më asnjë ndeshje në fillim të një sezoni. Duhet të jeni pothuajse perfekt. Nuk mund t’i jepni askujt epërsi”.

“Liverpool, Arsenal dhe Man City kanë startuar në mënyrë të barabartë gjithashtu. Ata janë në krye të lojës së tyre. Mund të jetë liga më e vështirë për t’u fituar në një kohë të gjatë”, përfundoi ish-ylli anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori