LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund të paketoni dhurata? Me këto hile kjo do të ndryshojë lehtë!

Nuk mund të paketoni dhurata? Me këto hile kjo do të ndryshojë lehtë!

Është gjithmonë bukur të japësh dhurata, por ajo që shqetëson shumicën e njerëzve është paketimi

Në këtë tekst, do të shihni tri mënyra të thjeshta për ta paketuar një dhuratë, në mënyrë që të kënaqni personin tuaj të dashur herën tjetër, transmeton Telegrafi.


Paketimi diagonal

Nëse nuk keni mjaft letër dekorative, pavarësisht nëse e vendosni dhuratën në anën më të shkurtër ose më të gjatë, përpiquni ta vendosni atë diagonalisht dhe fiksoni me shirit ngjitës skajet më të gjata të letrës që shkojnë në trekëndësh.

Shiriti ngjitës si një hapës

Ngjitni shirit ngjitës (mundësisht me ngjyrë) në mes të pjesës së brendshme të letrës dekorative dhe lëreni shiritin të dalë në njërin skaj. Mbështilleni dhuratën në letër në mënyrë që skaji i shiritit të dalë jashtë dhe ai që merr dhuratën mund ta hapë me lehtësi nëse e tërheq.

Një qese e zakonshme bëhet e pazakontë

Kalojeni shiritin në qese nëpërmjet vrimave në anën e kundërt dhe shtrëngoni. Në këtë mënyrë, qesja do të mbyllet në majë, në mënyrë ideale kur bëhet fjalë për një dhuratë.

Shikoni saktësisht se si duket në videon më poshtë:

/Telegrafi/