LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund ta besonte sepse fatura e rrymës i erdhi në shumë prej 284 miliardë dollarësh

Nuk mund ta besonte sepse fatura e rrymës i erdhi në shumë prej 284 miliardë dollarësh

Një grua në Pennsylvania ka pësuar tronditjen e jetës kur në faturën e energjisë elektrike pa se kishte borxh më shumës e 284 miliardë dollarë.

Mary Horomanski, nga Erie, ka thënë për GoErie.com ka thënë se njëherë nuk ka menduar se fatura ishte me gabim. “Sytë gati sa s’më dolën nga koka”, thotë Horomanski, 58 vjeçe. “I kemi vendosur dritat e Krishtlindjes dhe thash me vete mos i kemi vënë gabimisht”.


Për fat të mirë, djali i Horomanskit i kishte telefonuar kompanisë së energjisë elektrike, Penelec, para se nëna e tij të bënte pagesën minimale të dhjetorit në shumë prej 28,156 dollarësh. Kompania reagoni menjëherë duke e tërhequr faturën e lëshuar gabimisht dhe e ndryshoi borxhin e Horomanskit në borxhin prej 284.46 dollarësh.

Një zëdhënës i “First Energy”, kompania amë e “Penelec”, i ka thënë portalit se nuk e di se si ka ardhur deri tek ky gabim, por se “nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë faturë miliarda dollarësh. E vlerësojmë gatishmërinë e konsumatorit që është paraqitur tek ne për gabimin”.

Për fat të mirë, konsumatorja nuk e ka pasur të aktivizuar auto-pagesën. /Telegrafi/