LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund ta ajrosni dhomën pas përgatitjes së ushqimit? Provoni një truk

Nuk mund ta ajrosni dhomën pas përgatitjes së ushqimit? Provoni një truk

Kështu do t’i largoni aromat e pakëndshme

Nëse dëshironi të përgatisni një drekë të shijshme që përfshin skuqjen e mishit, perimeve apo peshkut, nuk mund t’u shpëtoni aromave të pakëndshme nga skuqja.


Ndonjëherë, edhe gjatë pjekjes së ushqimeve të caktuara, nga furra bie një erë e fortë dhe e pakëndshme, ja disa truke për t’i larguar shpejt.

Përdorni kanellën, një erëz që të gjithë e kemi në kuzhinë, në një mënyrë pak më ndryshe. Kur skuqet, veçanërisht peshku, aroma është shumë e fortë, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk e largoni dot duke ajrosur dhomën ose duke aktivizuar aspiratorin, vendosni një tenxhere me ujë në shporet dhe shtoni një ose dy shkopinj kanelle dhe lëreni të vlojë ngadalë. Era e hollë e kanellës do të mbushë çdo dhomë. Nëse nga furra vjen një erë e pakëndshme, ngroheni në 250 gradë, vendosni një shkop kanelle në një tepsi dhe lëreni për disa minuta. Sapo të ndjeni një erë të këndshme, fikeni furrën dhe hapni derën e saj.

Përveç pastrimit, kanella mund t’ju ndihmojë edhe të luftoni milingonat. Domethënë, ato e urrejnë erën e saj, ndaj spërkatni pak kanellë në vendet ku i vini re se dalin. Milingonat e bezdisshme do të zhduken pa lënë gjurmë.

Kanella gjithashtu largon shumë mirë molet. Përzieni pak kanellë, livandë dhe rozmarinë dhe vendosni gjithçka në një qese të vogël pëlhure. Vendoseni në dollapë dhe sirtarë dhe do të shpëtoni nga mysafirët e padëshiruar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori