LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mjafton ajo që po bën Interi” – Simone Inzaghi flet pas humbjes ndaj Juventusit

“Nuk mjafton ajo që po bën Interi” – Simone Inzaghi flet pas humbjes ndaj Juventusit

Simone Inzaghi e pranoi me “keqardhje dhe zhgënjim” humbjen e Interit ndaj Juventusit, duke theksuar se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi rastet dhe duhet të përmirësohet në ndeshjet e mëdha.  

Interi, i cili kishte një javë të plotë për t’u përgatitur, humbi një mundësi të çmueshme për të kapur Napolin në krye të Serie A.  

Pavarësisht shanseve të mëdha në pjesën e parë, Juventusi u tregua më i mprehtë në pjesën e dytë, ku Francisco Conceicao shënoi golin e fitores në minutën e 74-të. 


“Ka keqardhje dhe zhgënjim, por djemtë luajtën me kurajo dhe organizim. Ne duhet të kishim përfunduar më mirë rastet tona”.  

“Nuk e nisëm pjesën e dytë me të njëjtën qasje dhe pranuam golin që solli e humbjen. Duhet të punojmë më shumë, sepse kjo nuk mjafton”, ka thënë Inzaghi për DAZN. 

Inzaghi befasoi duke bërë një zëvendësim të trefishtë në mesin e pjesën e dytë, duke sjellë në fushë emra si Carlos Augusto, Marcus Thuram dhe Nicola Zalewski.  

“Juventusi e meritoi fitoren në pjesën e dytë” - Thiago Motta u lumtur për fitoren ndaj Interit në derbi
Lexo po ashtu “Juventusi e meritoi fitoren në pjesën e dytë” - Thiago Motta u lumtur për fitoren ndaj Interit në derbi

“Nuk po luanim si në pjesën e parë. Juve u bë më i guximshëm, dhe ne nuk ishim aq të rrjedhshëm” shpjegoi ai zëvendësimet. 

Kjo ishte humbja e tretë e Interit në Serie A këtë sezon dhe e dyta në 10 ditë, pas humbjes 3-0 ndaj Fiorentinës.  

“Është humbja jonë e dytë radhazi jashtë fushe. Duhet të punojmë më shumë dhe të përmirësojmë rekordin tonë në ndeshjet kryesore”, deklaroi Inzaghi. 

Interi ka arritur vetëm tre fitore nga 10 ndeshje kundër tetë skuadrave më të mira këtë sezon, një statistikë shqetësuese. 

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por së pari duhet të fokusohemi në Genoan dhe Lazio”, përfundoi Inzaghi. /Telegrafi/  

 

Në trend Sport

Më shumë
Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

"Ata morën duartrokitje në dhoma e zhveshjes" - katër lojtarë të Real Madridit mbajtën fjalim pas humbjes nga Arsenali

Liga e Kampionëve
Chelsea po bashkon një treshe sulmuese vdekjeprurëse, të gatshme për t'i ofruar Real Madridit para të mëdha

Chelsea po bashkon një treshe sulmuese vdekjeprurëse, të gatshme për t'i ofruar Real Madridit para të mëdha

La Liga
Ish-kapiteni i Realit me kritika të mëdha, tregon katër lojtarët që janë fajtorë për debaklin në Londër

Ish-kapiteni i Realit me kritika të mëdha, tregon katër lojtarët që janë fajtorë për debaklin në Londër

Liga e Kampionëve
Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Liga e Kampionëve
Mbappe i shpall luftë PSG-së, kërkon miliona euro nga borxhi dhe përjashtimin e tyre nga Liga e Kampionëve

Mbappe i shpall luftë PSG-së, kërkon miliona euro nga borxhi dhe përjashtimin e tyre nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori