LAJMI I FUNDIT:

Nuk mjaftoi humbja nga Milani, Interi merr lajmin e hidhur për lëndimin e njërit nga yjet kryesorë

Nuk mjaftoi humbja nga Milani, Interi merr lajmin e hidhur për lëndimin e njërit nga yjet kryesorë

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka pësuar një dëmtim në Derby della Madoninna ndaj Milanit dhe pritet të mungojë për shumë ndeshje.

Interi u mposht të dielën në Derby della Madoninna nga Milani me rezultat 1-2. Megjithatë, ky nuk është lajmi i vetëm i hidhur për Interin dhe tifozët e Nerazzurrëve.

Sipas gazetarit të njohur italian, Matteo Barzaghi, Barella nuk mori pjesë në seancën e sotme të mëngjesit shkaku i disa shqetësimeve pas derbit.


Pas lajmit të Barzaghit ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i Interit në lidhje me dëmtimin e yllit të ekipit.

“Nicolo Barella iu nënshtrua testeve klinike-instrumentale mëngjesin e sotëm në Institutin Humanitas në Rozzano”.

“Për mesfushorin Nerazzurri, një tendosje në rectus femoris të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Sky Sport, ky lëndim do të bëjë që Barella të mungojë në ndeshjet ndaj Udineses, Crvena Zvezdas dhe Torinos, ndërsa pritet të kthehet pas pushimit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Ndërkombëtare
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset
Perez u pagoi nga një bonus marramendës secilit lojtar të Real Madridit për eliminimin e Atleticos

Perez u pagoi nga një bonus marramendës secilit lojtar të Real Madridit për eliminimin e Atleticos

Liga e Kampionëve
Rodrygo e ngacmoi i pari, por Paredes e ‘mbyti’ krejtësisht me përgjigje brazilianin

Rodrygo e ngacmoi i pari, por Paredes e ‘mbyti’ krejtësisht me përgjigje brazilianin

Ndërkombëtare
Pasi iku nga Kosova dhe iu bashkua Suedisë, Besfort Zeneli vazhdon të jep intervista: Jam i lumtur që luaj për këtë Kombëtare

Pasi iku nga Kosova dhe iu bashkua Suedisë, Besfort Zeneli vazhdon të jep intervista: Jam i lumtur që luaj për këtë Kombëtare

Ndërkombëtare
Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Ndërkombëtare
Kalo në kategori