LAJMI I FUNDIT:

Nuk mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e thirrur nga kryeministri Haradinaj (Video)

Nuk mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e thirrur nga kryeministri Haradinaj (Video)

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj lidhur me agjendën evropiane, pasi deputetët e Kuvendit theksuan se kryeministri nuk mund të thërras seancë të jashtëzakonshme për lexim të dytë të projektligjeve.

Arben Gashi, nga LDK-ja theksoi se nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme nga kryeministri për lexim të dytë të projektligjeve.


Edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje theksoi se seanca e jashtëzakonshme nuk mund të mbahet pasi kryeministri nuk mund të thërras seancë të jashtëzakonshme për lexim të dytë të projektligjeve dhe sipas tij, në këtë seancë nuk ka për çfarë të bisedohet.

Haxhiu tha se kjo seancë nuk ka për çka të mbahet, deputetët nuk i kanë projektligjet dhe po ka ndërhyrje të pushteteve.


Ndërsa, edhe Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se ndodhen në seancë për respektim të procedurave, por seanca nuk mund të mbahet.

Ndërkaq, Ahmet Isufi nga AAK tha se kjo seancë e thirrur nga kryeministri nuk duhet të shihet si ndërhyrje e Qeverisë në punën e Kuvendit, pasi qëllimi i kryeministrit ishte të miratohen më shpejt projektligjet që kanë të bëjnë agjendën evropiane.

Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate tha se ndodhen në seancë për shkak të procedurave dhe mos lajmërimit për anulim të seancës, por sipas tij, kjo seancë nuk mund të mbahet.

Edhe Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate tha se në Komisionin për legjislacion janë pajtuar që kryeministri ta tërheq kërkesën për seancë të jashtëzakonshme dhe t’i lihet komisioneve ta kryejnë punën e tyre rreth projektligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane, e pastaj të sillen në seancë.

Sipas tij, ka pasur mundësi për një koordinim më të mirë të Kuvendit me Qeverinë.  /Telegrafi/