LAJMI I FUNDIT:

“Nuk kemi asnjë njohje”, ish ministrja Ahmetaj: Kosova ka dështuar në politikën e jashtme

“Nuk kemi asnjë njohje”, ish ministrja Ahmetaj: Kosova ka dështuar në politikën e jashtme

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se Kosova gjendet në prag të mbylljes së një viti të vështirë.

Ajo ka theksuar faktin se çakordimi i plotë i institucioneve deri te mungesa e një konsensusi nacional, vendi po shfaq një skenë politike të tensionuar dhe të papërcaktuar.


Këto komente ish ministrja i ka bërë në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me diplomacinë kosovare që nuk ka sjellë asnjë njohje për Kosovën sivjet.

“Jemi dëshmitarë të një çakordimi komplet të institucioneve të vendit, si dhe të mungesës totale të një konsensusi nacional. Jemi duke e parë një punë të mangët të Kuvendit të Kosovës kur shumica e nismave ligjore dhe ligjeve ngecin për shkak të mungesës së kuorumit”, ka thënë Ahemtaj.

Tutje, ajo ka theksuar se asnjë gjë dhe asnjë parametër pozitiv nuk është duke e shënuar mbylljen e këtij viti për ta ushqyer politikën e jashtme të vendit.

“Nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi avancuar në asnjë proces për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, ne flasim për anëtarësim në BE, ndërkohë që Bashkimi Evropian na ka sanksionuar”, vijon ajo.

Sipas saj, në secilin sektor dhe segment të politikës së jashtme Kosova ka dështuar.

“Rreziku i lënies në harresë, Bashkimi Evropian vitin e ardhshëm do të jetë në zgjedhje, sikurse ShBA-të. Dhe,  për një kohë ne do të lihemi komplet anash. Për më tepër e dëgjoja vazhdimisht kërkesën që të na hiqen sanksionet. Por kur, pasi Bashkimi Evropian nuk do ta kthejë kokën dhe të mendojë nga Kosova”, ka thënë Ahmetaj.

Tutje, ajo së fundi ka uruar për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke theksuar faktin se ky është një sukses i vonuar i Kosovës.

“Liberalizimi i vizave është sukses i vonuar i Kosovës dhe jo më pak për fajin tonë, për shkak se ne vetë e kemi penguar në disa raste. Ne e kemi mbajtur peng qytetarin e vendit që të mos ta gëzojë këtë të drejtë deri më tani”, ka përfunduar Ahmetaj. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori