LAJMI I FUNDIT:

NUK KAM BESIM TEK TI

NUK KAM BESIM TEK TI
Grupi Talk Talk më 1988 (nga e majta në të djathtë): Mark Hollis, Paul Webb dhe Lee Harris

Nga: Mark Hollis (kënga “I Don’t Believe in You” nga albumi “The Colour of Spring” i grupit Talk Talk, 1986)
Përktheu: Agron Shala

Tash kur kënaqësia mbaroi
Fjalët ku fillojnë


Po mundohem ta gjej shtegun para vetes

Në cilëndo mënyrë që shprehesh
Sharada vazhdon
Por sytë e tu nuk duan ta shohin këtë
Është e njëjta këngë

Nuk të besoj
Nuk të besoj

Premtimet sa të praruara
Vitet treguan se të gabuara janë

Po mundohem vetërespektin ta lë pas vetes

Në cilëndo mënyrë që shprehesh
Teposhta jonë vazhdon
Por krenaria jote këtë nuk do ta dëgjojë
Është e njëjta këngë

Nuk të besoj
Nuk të besoj

Në cilëndo mënyrë që e luan
Është mënyra që ti e do
Në cilëndo mënyrë që e këndon
Është e njëjta këngë

Nuk të besoj
Nuk të besoj