LAJMI I FUNDIT:

​Nuk kalon Projektligji për çmimin e barnave i propozuar nga PDK

​Nuk kalon Projektligji për çmimin e barnave i propozuar nga PDK

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. 19 deputetë kanë votuar për, 42 kundër dhe dy kanë abstenuar, në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Arsyetimi i deputetëve të shumicës parlamentare ka qenë që një projektligj i tillë por i përgatitur nga Qeveria e Kosovës do të vijë në Kuvend në vjeshtën e këtij viti.


Ndërsa nga opozita është kërkuar që një nismë e tillë të miratohet meqë sipas tyre do të ndalte abuzimet në tregun e barnave.

Projektligji për çmimet e produkteve medicinale përplas pozitën dhe opozitën në Kuvend
Lexo po ashtu Projektligji për çmimet e produkteve medicinale përplas pozitën dhe opozitën në Kuvend

“Qeveria në plan legjislativ e ka pasur projektligjin për barna edhe vitin kaluar por nuk ka ardhur kjo qeveri në plan legjislativ për vitin 2021 i kishte paraparë gjithsej 186 projektligje të cilat as për së afërmi nuk janë arritur të realizohen. Prandaj unë sot pres prej juve reflektim, prej kolegëve, përtej petkut politik që t’i japim dritën e gjelbër këtij projektligji që ne e kemi iniciuar që rregullon çmimet e barnave. Një projektligj i tillë është shumë i nevojshëm përballë gjendjes ekonomike në vend e cila është më se e rënduar nga inflacioni, nga rënia ekonomike, nga rritje e jashtëzakonshme e çmimeve”, ka thënë deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu derisa ka kërkuar miratimin e kësaj nisme.

Sipas PDK-së, ky ligj gjithashtu do të ndihmonte ekonomitë familjare të përballojnë rritjen e çmimeve.

Seanca plenare do të vazhdojë në orën 15:00 me pikat e tjera të rendit të ditës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori