LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka rritje të harxhimeve për jetesë në Maqedoni

Nuk ka rritje të harxhimeve për jetesë në Maqedoni

Harxhimet për jetesë dhe çmimet me pakicë në muajin qershor kanë qenë të njëjta me muajin maj, ndërkaq janë ulur për 0.7%, krahasuar me vitin e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), rritje të harxhimeve janë shënuar në pemët e ndryshme, për 11%, duhani për 5.8%, vezët, për 0.4%, vaji dhe yndyrnat, për 0.2%, si edhe prodhime tjera ushqyese, për 0.5%.


Ndërkaq, ulje të harxhimeve janë shënuar në perime, për 8.9%, sheqeri, xhemi, mjalti, çokolladat, për 1.3%, mishi i thatë, pemët e thata, për 0.5%, peshqit dhe frutat e detit, perimet e ngrira, për 0.3%, si edhe pijet joalkoolike, për 0.2%./Telegrafi/