LAJMI I FUNDIT:

”Nuk ka pasur para për inkubatorë, por ka pasur për sigurimin nga Mijallkov”

”Nuk ka pasur para për inkubatorë, por ka pasur për sigurimin nga Mijallkov”

Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike në Shkup, Viktorija Jovanovska, me një deklaratë ka thënë se pushteti i kaluar e ka lënë keq këtë repart duke shkurtuar para për mjete dhe për rroga të personelit dhe duke paguar 4.7 milionë denarë për sigurimin e Klinikës nga Shërbimi i Sasho Mijallkov, SGS, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Fokus.

”Nuk ka pas kujdes për personelin mjekësor, dhe për një vit janë larguar tre anesteziologë specialist që ende janë deficit në Maqedoni.”


”Në pjesën intenzive kemi vetëm 22 inkubatorë dhe këtë e kanë ditur nga udhëheqësia e kaluar. Ndonjëherë kemi mbingarkesë të punës dhe kjo na ndikon edhe në profesionalizmin e treguar.” thotë mes tjerash Jovanovska.

Ajo më tej shton se janë larguar edhe shumë mjekë specialist nga kjo klinikë dhe për këtë nuk kanë mundësi as të marrin tjerë pasi ato profile janë në mungesë në vend. /Telegrafi/