LAJMI I FUNDIT:

Most: Nuk ka parregullsi në votime

Most: Nuk ka parregullsi në votime

Të gjithë vendvotimet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ku zgjidhen kryetarë komunash janë hapur në kohë, votimi vazhdon në rregull dhe deri më tani nuk ka informata për parregullsi gjatë votimit, njoftojnë nga konferenca e parë për shtyp e Asociacionit qytetar Most.

Nga Most informojnë se i ndjekin votimet me gjithsej 1000 vëzhgues, nga të cilët 910 janë të shpërndarë në vendvotime dhe mbulojnë 50 për qind të vendeve ku sot mbahet procesi i votimit. Most e ndjekin rrethin e dytë edhe me 45 ekipe lëvizëse.


Most apelojnë te qytetarët që të gjitha parregullsitë të cilat duan t’i paraqesin, atë mund ta bëjnë në linjën telefonik pa pagesë 080080080 si dhe në ueb platformën e tyre./Telegrafi/