Nuk ka para për administratën, KSL do të vazhdoj me kërkesën për rritje të pagave
Rritja e pagës minimale dhe harmonizimi i saj me pagën minimale në të gjithë sektorin publik do të jetë një nga sfidat e kryesisë së re të Konfederatës së Sindikatave të Lira, tha kryetari i KSL-së Blagoja Ralpovski në kongresin e mbajtur sot. U lavdërua se janë të kënaqur me atë që ka ndodhur kohëve të fundit sepse kanë aktivizuar sindikatën dhe dëshmuar se organizata sindikale nuk ka vdekur, por përkundrazi është ringjallur dhe punëtorët gjithnjë e më shumë besojnë në sindikatë.
“Do të propozohet një rezolutë për respektimin e ligjeve dhe kontratave kolektive sepse në këtë periudhë të kaluar kemi pasur problem të madh me respektimin e ligjeve, në radhë të parë të ligjit për pagën minimale dhe ligjit të punës, rezoluta për pagë të drejtë, sistemi i pagave, kjo është ajo që themi vazhdimisht që në sektorin publik njëherë e përgjithmonë të vendosim një vulë dhe një herë e mirë të mos kemi probleme të tilla që na ndodhin në të tashmen”, tha Blagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës të Sindikatave të Lira.
Por nga ana tjetër Ministri i Financave, Fatmir Besimi mbrëmë në “Click Plus” tha se rritja e pagave duhet ndjekur nga produktiviteti dhe se duhet moment i duhur për rritjen e pagave.
“Unë kisha një kolumnë ku prezantova në lidhje me rritjen e pagave me produktivitetin, për fat të keq një pjesë e madhe në rrjetet sociale filluan të komentojnë pa e lexuar. Shpesh për shkak të transmetimit të mesazheve disa media marrin vetëm një pjesë nga ajo dhe e japin mesazhin. Aty ishte e shpjeguar se kur duhet, si duhet dhe pse duhet rritje të pagave, sepse në çdo ekonomi ka interes për rritje të pagave por ajo duhet ta ndjek produktiviteti sepse ashtu jemi më konkurrues dhe më kualitativ”, pohoi Fatmir Besimi, ministër i Financave.
Ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski theksoi se Qeveria nuk ka bërë llogaritjen e duhur me rritjen e pagës minimale e se rritjen e pagave e shef si sfidë të politikës fiskale monetare.
“Qeveria nuk llogariti mirë kur rriti pagën minimale në 18 mijë denarë, të mos keqkuptohemi çdo rritje e pagës e cila mbron standardin e më të prekurve është e mirë, por ne shohim se nuk mundet t’i përmbush kërkesat për harmonizimin e pagave sipas marrëveshjes kolektive e punonjësve i të cilëve është punëdhënës. Kërkesat janë për rritje të pagave, përkundrejt tensioneve sociale, shoqërore e politike siç thash është sfidë për politikat fiskale monetare”, tha Trajko Sllaveski, ish-ministër i financave.
KSL nën ndikimin e presioneve filloi protestën duke vazhduar dhe kërkuar rritjen e pagave në të gjithë sektorin e që deri më tani pa asnjë rezultat./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore