LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka mbetur asgjë”: Palestinezët që ikin në jug përshkruajnë situatën e rëndë në qytetin e Gazës

“Nuk ka mbetur asgjë”: Palestinezët që ikin në jug përshkruajnë situatën e rëndë në qytetin e Gazës

Palestinezët që ikën në jug të Gazës përmes një korridori evakuimi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të mërkurën përshkruan një realitet të rëndë në qytetin e Gazës, me sulme të vazhdueshme ajrore dhe pa ujë.

Një vajzë adoleshente tha se situata ngjante me “Nakba” ose katastrofa e vitit 2023 – termi arab për dëbimin e palestinezëve nga qytetet e tyre gjatë themelimit të Izraelit.

Ndërsa një burrë që nuk dha emrin e tij i tha një gazetari të CNN në Gazën jugore se ai dhe fqinjët e tij kishin jetuar “ditë të tmerrshme”.


Ai tregoi se ata kishin lënë shtëpinë e tyre në veri të Gazës dhe ishin zhvendosur disa herë, por se ishte e pamundur t’i shpëtonin sulmeve ajrore, përcjell Telegrafi.

“Thithte gishtat e vegjël nga uria, me sytë ende të mbyllur”: Foshnja e porsalindur nxirret nga rrënojat e një xhamie të rrafshuar gjatë sulmeve izraelite në Gaza
Lexo po ashtu “Thithte gishtat e vegjël nga uria, me sytë ende të mbyllur”: Foshnja e porsalindur nxirret nga rrënojat e një xhamie të rrafshuar gjatë sulmeve izraelite në Gaza

“Kjo luftë nuk la asgjë të sigurt – as kishat, as xhamitë apo asgjë. Sot, ata hodhën fletëpalosje që na urdhëronte të largoheshim në zonën e pretenduar të sigurt. Tani jemi përtej kësaj zone dhe ende po dëgjojmë bombardime. Nuk ka vend të sigurt në Gaza”.

“Ne jemi shtatë familje. Të gjitha shtëpitë tona janë zhdukur. Nuk ka mbetur asgjë. Nuk mund të merrnim asgjë – as rroba, as ujë, asgjë. Rruga deri këtu ishte shumë e vështirë. Nëse diçka bie, nuk ju lejohet ta merrni atë. Nuk ju lejohet të ngadalësoni. Kufoma kudo”.

Ndërsa gazetari ka thënë se fluksi i njerëzve në rrugën Salah Al-Deen që po largoheshin nga Gaza veriore ishte shumë më i madh të mërkurën sesa të martën.

OKB vlerëson se të martën, “deri në 15,000 njerëz mund të kenë kaluar” përmes korridorit.

IDF të mërkurën zgjati një armëpushim katër-orësh me një orë, për shkak të numrit të madh të njerëzve që po largoheshin nga jugu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori