LAJMI I FUNDIT:

“Thithte gishtat e vegjël nga uria, me sytë ende të mbyllur”: Foshnja e porsalindur nxirret nga rrënojat e një xhamie të rrafshuar gjatë sulmeve izraelite në Gaza

“Thithte gishtat e vegjël nga uria, me sytë ende të mbyllur”: Foshnja e porsalindur nxirret nga rrënojat e një xhamie të rrafshuar gjatë sulmeve izraelite në Gaza

Ekipet e shpëtimit në Gaza nxorën një foshnjë të porsalindur nga rrënojat e një xhamie të rrafshuar gjatë sulmeve ajrore izraelite në enklavën e rrethuar palestineze.

Nën bombardimet intensive, djali, i cili besohet të jetë një ose dy ditësh, u dërgua me urgjencë në spitalin Al-Shifa, më i madhi në Rrip, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Një punonjës i kujdesit shëndetësor u pa duke mbajtur foshnjën, të mbështjellë fort me një leckë të bardhë, jo shumë kohë pasi u gjet nga reaguesit e parë në orët e para të së martës.

Dhe pamjet nga Sky News treguan fëmijën duke thithur gishtat e vegjël nga uria, me sytë ende të mbyllur.

"Skena të vdekjes dhe shkatërrimit" - palestinezët në Gaza qajnë për ujë, jetojnë me dy copa bukë në ditë
Lexo po ashtu "Skena të vdekjes dhe shkatërrimit" - palestinezët në Gaza qajnë për ujë, jetojnë me dy copa bukë në ditë

“Ai u gjet nga shoferi i një ambulance këtë mëngjes, pranë një xhamie ku pati bombardime dje”, tha një mjek në Al-Shifa.

Vendndodhja e familjes së tij, ose nëse janë gjallë apo të vdekur, mbetet e panjohur – situatë e njëjtë për shumë fëmijë të tjerë në enklavë.

Ndërkohë në Al-Shifa, stafi po kujdeset për katër të porsalindur, anëtarët e familjes së të cilëve janë vrarë ose zhdukur, pavarësisht se janë shumë të tronditur nga numri në rritje i të plagosurve të dëshpëruar për ndihmë mjekësore.

Gratë shtatzëna që jetojnë në një gjendje terrori ndërsa bombardimet izraelite rreth tyre intensifikohen, po mbajnë një “peshë kryesore të konfliktit”.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Palestinë, ka 50,000 “nëna në pritje” në Rripin e Gazës, të cilat nuk janë në gjendje të marrin shërbimet bazë shëndetësore.

Rrëfimi i shtatzënës nga Gaza: Nuk mund ta përshkruaj shkallën e vuajtjes sime, shpresoj se lufta do të përfundojë
Lexo po ashtu Rrëfimi i shtatzënës nga Gaza: Nuk mund ta përshkruaj shkallën e vuajtjes sime, shpresoj se lufta do të përfundojë

Më shumë se 180 prej tyre lindin çdo ditë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Me 14 spitale dhe 45 qendra të kujdesit shëndetësor parësor të mbyllura, gratë duhet të lindin në strehimore, në shtëpitë e tyre, në rrugë mes maleve me rrënoja.

Ato me fat, që arrijnë në një institucion shëndetësor, përballen me përkeqësimin e kushteve sanitare dhe rrezikun në rritje të infeksionit dhe komplikimeve mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori