LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka masa paraprake për Gruevskin, Janakieskin dhe Trajkovskin

Nuk ka masa paraprake për Gruevskin, Janakieskin dhe Trajkovskin

Gjykatësi i procedurës paraprak e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë speciale publike (PSP) dhe nuk do tu caktojë masa paraprake ish kryeministrit, Nikola Gruevski, ish ministrit për transport dhe lidhje Mile Janakieski dhe kryetarit aktual të komunës Gazi Babë, Toni Trajkovskit, të cilët sot ishin në pyetje në Gjykatën penale për rastin “TNT”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar pas propozimit për caktim të masave paraprake ndaj të akuzuarve: N.G., M.J. dhe T.T. nga ana e Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave penale të ndërlidhura dhe që dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (PSP), solli vendim me të cilin e refuzoi si të pabazë propozimin e PSP, dhe kundër të njëjtëve nuk ka përcaktuar masa paraprake“, thuhet në njoftimin e Gjykatës themelore Shkupi 1


Gjykata speciale publike tani ka në dispozicion afat prej 24 orësh për ankesë deri te Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1, ndaj vendimit të gjykatësit në procedurë paraprake./Telegrafi/