LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb do të mbetet”- policia jep detaje rreth vendosjes së pankartave në veri të vendit kundër vendimit për reciprocitet

“Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb do të mbetet”- policia jep detaje rreth vendosjes së pankartave në veri të vendit kundër vendimit për reciprocitet

Në veri të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme u panë disa pankarta dhe fletushka me mesazh në gjuhën serbe ku shkruhej se “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb do të mbetet”.

E gjithë kjo ndodhi dy ditë para aplikimit të masave të reciprocitetit që ka vendosur Qeveria e Kosovës për letërnjoftimet Serbe.


Lidhur me këto pankarta, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ato janë hasur në disa rrugë në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut.

Në veri shfaqen pankarta me mesazhe kundër vendimit për targat dhe dokumentet
Lexo po ashtu Në veri shfaqen pankarta me mesazhe kundër vendimit për targat dhe dokumentet

“Njësiti patrullues ka raportuar se kishte vërejtur disa pankarta të vendosura në rrugë me mbishkrimin ‘Nema predaje srpska licna karta ostaje’ (Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb mbetet)”, njoftoi policia.

Gjithashtu në këtë fshat, policia kishte ndaluar një veturë në të cilën ishin dy meshkuj, ku njëri nga ta ka pas të veshur një xhaketë me  hartë të Kosovës dhe Serbisë  me mbishkrimin ”Nuk dorëzohemi”.

“Raportohet se gjatë një pike kontrolli është ndaluar një veturë në të cilën ishin dy meshkuj, ku njëri nga ta ka pas të veshur një xhaketë me hartë të Kosovës dhe Serbisë me mbishkrimin ‘Nema predaje’. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Kosova prej nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Reciprociteti ndaj Serbisë për targat dhe pasaportat, Kurti mbledh sot Këshillin e Sigurisë
Lexo po ashtu Reciprociteti ndaj Serbisë për targat dhe pasaportat, Kurti mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, qytetarët që kanë makina me targa serbe mund t’i riregjistrojnë ato deri më 30 shtator. Vendimi do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti.

Po ashtu, qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori