LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka bujq për të punuar tokën në Maqedoni

Nuk ka bujq për të punuar tokën në Maqedoni

Ekspertët e bujqësisë vlerësojnë se ndihma financiare për një kohë të caktuar mund të ndalë trendin e largimit të të rinjve, por për të pasur rezultate afatgjate duhet fitimi të orientohet te prodhuesit e produkteve bujqësore dhe blegtorët dhe jo te përpunuesit e këtyre produkteve.

“Që të mbeten bujqit këtu, politikat e shtetit në lëmin e bujqësisë duhet të orientohen në fuqizimin e bujqve dhe blegtorëve paralelisht me industrinë e përpunimit të produkteve bujqësore e cila ka rol të rëndësishëm në sigurimin e tregut për prodhimet bujqësore”, thotë Ilia Karov, për REL, ish-profesoreshë në Fakultetin e Bujqësisë.


Nga Ministria e Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, kanë bërë të ditur se gjatë vitit 2020, do të dyfishojnë subvencionet nga 10 mijë euro në 20 mijë euro për bujqit e rinj, me qëllim për t’i motivuar të mbeten në vend.

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, është zotuar se gjatë vitit 2020 përmes programit të zhvillimit rural, theks i veçantë do t’i jepet mbështetjes për fermerët e rinj dhe grave që të merren me bujqësi.

“Me ndryshimet e fundit në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përveç masës ekzistuese për fillimin e veprimtarisë bujqësore i projektuar për fermerët e rinj në vlerë prej 10,000 eurosh, ne fusim edhe një masë tjetër bujqësore për personat deri në 40 vjet, për të cilët mbështetja financiare është 20,000 euro”, theksoi ai.

Sipas tij masa e ndihmës për një anëtare grua aktive në një familje bujqësore mundëson mbështetje financiare me shumë prej 180 mijë denarë mjete të pakthyeshme.

Por, ekspertët në këtë lëmi thonë se përmes subvencioneve nuk mund të binden të rinjtë që të mos e braktisin vendin, por janë politikat zhvillimore si dhe tregu i garantuar ato që janë vendimtare për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Nga Lidhja e Bujqve të Maqedonisë së Veriut e kanë përshëndetur masën për subvencionimin e bujqve të rinj, me mjete financiare të pakthyeshme, megjithëse theksojnë se është bërë praktikë që gjithmonë para zgjedhjeve të premtohen subvencione, por në realitet praktika ka dëshmuar se këto mjete vështirë arrijnë në duart e bujqve.

“Vlerësojmë se kjo iniciativë është e mirë nëse arrin që vërtetë të realizohet. Por, shumë fshatra të shtetit pothuajse janë zbrazur dhe një pjesë e të rinjve janë larguar nga vendi. Për të mbajtur të rinjtë në vend duhen politika afatgjate agrare, sepse gjendja është e pavolitshme si rrjedhojë e politikave joadekuate për bujqësinë”, është shprehur Veljo Tantarov, kryetar i Lidhjes së Bujqve të Maqedonisë së Veriut.

Bujqit ankohen se kanë shumë probleme edhe gjatë marrjes së subvencioneve nga shteti pasi u kërkohet shumë dokumentacione që e kanë vështirë të kompletojnë ndërsa administrata nuk u del në ndihmë.

Nga ana tjetër, Gëzime Fejzi, e cila është pronare dhe menaxhere e kompanisë familjare për prodhimin e produkteve nga qumështi, ka deklaruar se është evidente braktisja e të rinjve nga aktivitetet në bujqësi dhe blegtori.

“Sot, si e para mungon krahu i punës, nuk kemi punëtorë. Ja mua vitin e kaluar dy punëtorë mu larguan, ikën në Gjermani për një jetë më të mirë. Nuk mund tu them qëndroni, ndërkohë që mungon krahu i punës”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori