LAJMI I FUNDIT:

Nuk janë për të gjithë: Bershka lanson xhinset më të çmendura të vitit

Nuk janë për të gjithë: Bershka lanson xhinset më të çmendura të vitit

Ashtu si edhe konkurrenca e saj, marka spanjolle high street Bershka e ka pasuruar ofertën e saj këto ditë me pjesë të modës të destinuara për sezonin e ri të festave, dhe të gjitha këto janë siguruar pa diskutim nga modeli i çmendur i xhinseve të “mamasë”.

Pasi prezantoi një nga versionet më interesante të xhaketës së domosdoshme të sezonit, Bershka e Spanjës ka një atu të re mode.


Në linjën e saj të veshjeve për festa, këto ditë ajo ka përfshirë një model të veçantë të xhinseve.

Termi “mom jeans” është një zhargon për modelet e xhinseve me bel të lartë që përjetuan popullaritet të madh në vitet ’80 dhe në fillim të viteve ’90, dhe në sezonet e fundit janë bërë përsëri moderne.

Përveç detajeve me bel të lartë, karakteristika e tyre kryesore janë këmbët e xhinseve në formë karote që ngushtohen në kyçet e këmbëve dhe, krahasuar me modelet e ngjashme në treg, versioni i brendit Bershka kryesisht dallohet me një detaj atipik në shenjën e prerjeve joshëse me aplikime të shkëlqyera perlash. /Telegrafi/