Nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por qytetari nga veriu i Mitrovicës kishte vendosur të votonte

Një qytetar pasi ka kryer të drejtën e votës në shkollën e mesme teknike "Mihajlo Petroviq-Alas", në veri të Mitrovicës ka dal në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Sipas gazetares së Telegrafit, qytetari ka shkuar për të votuar edhe pse nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas votimit atë e ka marr autoambulanca.
Ashtu siç edhe shihet në fotografi, qytetari nën përkujdesjen e mjekësve vendoset në autoambulancë për të marrë mjekimet e nevojshme.
Pas votimit, ekipi mjekësor e ka përcjellë atë tek QKF-ja. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































