Shakira mori vëmendje së fundmi duke publikuar një mesazh enigmatik të enjten, që ka bërë të aludohet për një sërë konkluzionesh nga fansat.

Këngëtarja e njohur u nda me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique në verë, pasi kaluan 12 vite së bashku.


Pas ndarjes së tyre, Shakira dhe Gerard Pique besohet se po i dërgojnë mesazhe të fshehta njëri-tjetrit.

Për shembull, një burim i afërt me katalanasin tha se lojtari u kishte thënë miqve "Ndihem më i ri", gjoja duke iu referuar diferencës së moshës midis të dashurës së tij të re dhe ish-it.

Megjithatë, këtë herë ka qenë Shakira ajo që mund të ketë dërguar një mesazh përmes rrjeteve sociale, ndonëse disa besojnë se kishte të bënte me këngën e saj të radhës "Monotonia".

“Nuk ishte faji yt...”, lexonte mesazhi i saj në Instagram dhe Twitter, ku shumë pyesin nëse ky ishte një mesazh për Piquen për mënyrën se si përfundoi lidhja e tyre.

shakira Shakira Pique dhe djali i tyre (Foto: Arkiv)

Në intervistën e saj të parë pas ndarjes, këngëtarja kolumbiane tha për një revistë spanjolle të modës se po kalon një periudhë të vështirë, një fazë që ajo e quan "ora e saj më e errët".

“Mendoj se muzika është një gomone”, tha ajo për ELLE.

“Ka pasur ditë kur më është dashur të marr pjesët e mia nga dyshemeja dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë, për ta bërë në të vërtetë këtë, ka qenë përmes muzikës”.

pique 12 e1496766342322 Shakira dhe Pique (Foto: Arkiv)

“Ti e di, që me të vërtetë të pëlqej, të bashkohem sërish dhe ta shoh veten në pasqyrë dhe të di që unë jam nënë dhe fëmijët e mi varen nga unë”.

Shakira dhe Gerard kanë bashkë dy fëmijë: Milan dhe Sasha. /Telegrafi/