LAJMI I FUNDIT:

Nuk hidhet për votim Rezoluta për dialogun, ndërsa shtyhet ajo për arsimin

Nuk hidhet për votim Rezoluta për dialogun, ndërsa shtyhet ajo për arsimin

Rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje e nxjerrë pas raportimit të kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me dialogun, nuk është hedhur në votim, ndërsa është shtyrë edhe votimi i Rezolutës për arsim.

Sa i përket Rrezolutës së LVV-së, shefi i Grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi, ka thënë se janë në proces të harmonizimit të rezolutës dhe se në momentin që e harmonizojnë do ta vënë në votim.


Gjithashtu, votimi për Rezolutën për arsim nuk është zhvilluar pasi që shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka propozuar që kjo rezolutë të shtyhet për një herë tjetër, pasi që ka thënë se kanë vërejtje se si janë formuluar dy pikat e fundit.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se nuk janë thirr për harmonizim të rezolutës.

“Nuk ka pas interesim, të gjitha që janë të shkruara në të janë obligime ligjore që i ka Ministria e Arsimit, ata kanë thirr debat dhe nuk kanë qenë të interesuar që të nxjerrin një rezolutë”, ka theksuar Haxhiu. /Telegrafi/