Nuk është parë në ekran që nga BBVA, Kejvina Kthella tregon arsyen pse është distancuar nga jeta publike

Modelja dhe ish-banore e “Big Brother Vip Albania”, Kejvina Kthella, duket se po përjeton një periudhë reflektimi dhe ndryshimi të thellë personal.
Që pas pjesëmarrjes në spektaklin televiziv, ajo është distancuar dukshëm nga jeta publike dhe nga paraqitjet e shpeshta në rrjetet sociale, për të cilat më parë njihej.
Në postimin e saj të fundit në rrjete sociale, Kthella ka ndarë me ndjekësit arsyen pse ka zgjedhur të qëndrojë më larg vëmendjes mediatike.

“Nuk më tërheq më fare, se di pse më ka ardhur ky ndryshim (edhe unë habitem nga vetja, pasi më parë e kisha shumë qejf vëmendjen, të bëja programe, gjëra të reja, foto bla bla). Nuk e di ç’po ndodh… por unë po zgjohem çdo ditë ndryshe, me dëshira tjera, me ëndrra të reja”, ka shkruar ajo në përgjigjen e një pyetjeje nga ndjekësit.
Kejvina, e cila për vite me radhë ka qenë një nga figurat më të komentuara të ekranit dhe rrjeteve sociale, duket se po i jep përparësi qetësisë dhe zhvillimit personal, larg reflektorëve të showbizit.
Ky ndryshim, sipas ndjekësve të saj, shënon një fazë të re në jetën e modeles — më të qetë, më të përmbajtur dhe ndoshta më të lidhur me veten sesa me imazhin publik. /Telegrafi/




























































