LAJMI I FUNDIT:

Nuk është një vizatim apo një lodër – është “Hummer-i” i një sheiku, tri herë më i madh se normali

Nuk është një vizatim apo një lodër – është “Hummer-i” i një sheiku, tri herë më i madh se normali

Paratë nuk do të blejnë lumturinë, por sigurisht që mund të blejnë shumë automjete unike.

Dhe kjo dëshmohet edhe në një rast të fundit kur një Hummer – që supozohet të jetë më i madhi në botë – u pa së fundmi në një udhëtim të shkurtër, por mjaft emocionues, përcjell Telegrafi.

Ky është Hummer H1 X3, i quajtur kështu sepse është tri herë më i madh se Hummer H1 i madhësisë origjinale të fabrikës.

Ai është 6.6 metra i lartë, 14 metra i gjatë dhe 6 metra i gjerë, dhe ka një pamje vërtet “monstruoze”, por edhe të mrekullueshme.

Siç bëhet e ditur, kjo makinë u vu shkurtimisht në ekspozitë të plotë ndërsa u nis për në Muzeun e Historisë OffRoad në Al Madam, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky Hummer gjigant i përket Sheikh Hamad bin Hamdan Al Nahyan, i njohur si një nga koleksionistët më të mëdhenj dhe më të çuditshëm të makinave në botë.

Ai është një miliarder dhe, me sa duket, ka shpenzuar shumë nga ato para në makina të rralla dhe gjëra të çuditshme me porosi.

Ai zotëron muzeun ku Hummer tani është ekspozuar për vizitorët, së bashku me tre të tjerë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Marok. /Telegrafi/