Antonio Rudiger pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi qendror nuk është në planet e trajnerit Frank Lampard dhe i është kërkuar të largohet nga klubi.


Roma ka kërkuar rikthimin e tij, pasi Chelsea është gati ta huazojë dhe ta paguajë gjysmën e pagës së tij.

Giallorosët e mirëpresin ish-yllin e tyre, pasi Rudiger kishte kaluar dy vite në kryeqytetin italian nga viti 2015 deri më 2017.

GettyImages 1256174191 Antonio Rudiger . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

27-vjeçari e pëlqen rikthimin në Olimpico, por ai mbetet vetëm një plan B për Romën, nëse nuk arrihet Chris Smalling.

Gjithsesi edhe Barcelona ka shprehur interesim, por gjermani edhe për ta është një plan B nëse nuk vjen mbrojtësi Eric Garcia.

Chelsea është gati ta huazojë atë për një vit duke i dhënë skuadrës që e marrin edhe opsionin e blerjes prej 20 milionë eurove në verën e vitit 2021.

Rudiger ka qenë një titullar te Chelsea, por me ardhjen e Thiago Silvës dhe Malang Sarr, ai shihet si zgjedhja e pestë e trajnerit Lampard. /Telegrafi/

telegrafi sport app