Nuk është caktuar akoma seancë publike për ankesat për “Lagjen e Trimave”, pritet mendimi i prokurorëve të lartë
Volumi i lëndës për rastin e “Lagjes së Trimave” po e shtynë caktimin e seancës publike për ankesat e vendimit të shkallës së parë, të dorëzuar nga të akuzuarit për “organizim terrorist”.
Dokumentet me aktgjykimin e shkallës së parë, dëshmitë dhe ankesat Gjykata e Apelit ka dërguar në Prokurorinë e Lartë, prej ku duhet të japin mendim për ankesat e dorëzuara. Prej atje për mkd.mk, thonë se mendimet nuk janë përgatitur dhe se lënda për rreth një muaj ndodhet tek ata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Prokuroria e Lartë thonë se për përgatitjen e mendimeve nuk ka afate të caktuara dhe se procedura në lidhje me këtë do të përfundojë në afat sa më të shkurtë të mundshëm, e më pas të mund të caktohet seanca publike për ankesat.
Pasi të kompletohen dokumentet e lëndës dhe të dërgohen në adresën e Gjykatës së Shkallës së Dytë, këto të fundit më pas do të caktojnë datë për mbajtjen e seancës publike, në të cilën duhet veçmas të shqyrtohet çdo ankesë për vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Të drejtë fjale në këtë seancë përveç avokatëve kanë edhe të akuzuarit, prej të cilëve një pjesë ndodhen në burgun hetues në Shuto Orizare, ndërsa një pjesë në burgun e Idrizovës.
Pas mbajtjes së seancës publike, Gjykata e Apelit do të duhet në afat sa më të shkurt të vendos nëse do të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, do ta ndryshojnë, ose do ta shfuqizojnë dhe lënda të kthehet në rigjykim.
Ndryshe, me vendimin e shkallës së parë për të akuzuarit për “Lagjen e Trimave” u shqiptuan shtatë dënime të përjetshme me burg, 13 të akuzuar u dënuan me 40 vjet burg, 6 të akuzuar me 20 vjet burg, 1 me 18 vjet burg, 2 me 14 vjet, 2 me 13 vjet, ndërsa katër persona u liruan nga akuzat.
Luftimet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ndodhën më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, ku pati viktima edhe nga pjesëtarët e policisë së Maqedonisë dhe nga grupi i armatosur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe