LAJMI I FUNDIT:

Nuk është Australia – zbuloni se cili vend e feston i pari Vitin e Ri

Nuk është Australia – zbuloni se cili vend e feston i pari Vitin e Ri

Sipas kalendarit Gregorian, festa e Vitit të Ri festohet në ditën e fundit të vitit, më 31 dhjetor.

Në shumë vende të botës, festa e Vitit të Ri realizohet përmes festave të ndryshme, takimeve, darkave të ndryshme, vallëzimeve, shfaqjeve të fishekzjarreve dhe angazhimeve për zgjidhje të reja.


Ka më shumë se 24 zona të ndryshme kohore në botë, që do të thotë se Viti i Ri festohet në periudha të ndryshme në të gjithë botën.

Por, derisa shumica mendojnë se qyteti i njohur australian Sydney është vendi që fillon festimet e Vitit të Ri, kjo nuk është e saktë, përcjell Telegrafi.

Ndoshta për habinë e shumë njerëzve, Viti i Ri festohen për herë të parë në kombet e vogla të ishujve në Tonga, Samoa dhe Kiribati.

Zelanda e Re vijon tjetër në festimin e Vitit të Ri, e ndjekur nga Australia, Japonia, dhe Koreja e Jugut, ndërsa e fundit është Bakers Island. /Telegrafi/