LAJMI I FUNDIT:

As nuk e imagjinoni dot çfarë i ndodh trurit tuaj nëse shikoni një person në sy për 10 minuta

As nuk e imagjinoni dot çfarë i ndodh trurit tuaj nëse shikoni një person në sy për 10 minuta

Gjatë këtij studimit u zbulua se sytë mund të na mashtronin në mënyrë të tillë sa të na shkëpusnin nga realiteti

Psikologu italian Giovanni Caputo zhvilloi një studim në Universitetin e Urbinos për të zbuluar se çfarë ndodh në trurin e njeriut, kur dy persona shikohen në sy me njëri-tjetrit për një periudhë të gjatë kohore.


Ai dhe ekipi i tij mblodhën 40 persona të rritur të shëndetshëm dhe i ndanë në 2 grupe. 20 të parët u futën në një dhomë me dritë të zbehtë. Më pas atyre iu kërkua që të shikonin njëri-tjetrin në sy për 10 minuta.

20 pjesëmarrësve të tjerë iu kërkua të shikonin në një mur të zbrazët. Asnjërit nuk iu tha se për çfarë bëhej ky investigim.

Pas seancave të tyre, pjesëmarrësit plotësuan një formular ku treguan se çfarë kishin kaluar. Ajo çfarë rezultoi ishte: se njerëzit që shikonin në sytë e dikujt për një periudhë të gjatë kohe përjetonin simptoma të shkëputjes, largimi nga realiteti, ndryshimet në perceptimet e zërit dhe ngjyrave, si edhe zvarritja e kohës.

Ajo që është edhe më interesante është se ata përjetuan halucinacione.

90% e pjesëmarrësve raportuan se shikonin zhvendosjen e personit tjetër ose shtrembërimin e fytyrës në një hapësirë prej 10 minutash. Disa panë të “ndryshonte” fytyra në një përbindësh ose kafshë.

Çfarë loje po na bën truri jonë?

Dr Caputo nuk ka një përgjigje të saktë pse kanë ndodhur halucinacionet, por ai mendon se kjo gjë ndodh për shkak të privimit shqisor, pauzës në përdorimin e shqisave të tjera.

Pra, me pak fjalë, nëse shikoni një person në sy për më shumë se 10 minuta, atëherë ju do të shkëputeni nga realiteti! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori