LAJMI I FUNDIT:

Nuk duhet më viza për të udhëtuar në BE, qytetarët shprehin entuziazmin e tyre nga aeroporti “Adem Jashari”

Nga 1 janari i këtij viti ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave në zonën Schengen të vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

E, liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të cilët kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen, përveç Spanjës pasi Madridi zyrtar nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e as pasaportat e saj.


Edhe pse jemi në ditën e tretë të këtij viti, Aeroporti i Prishtinës priste e përcillte shumë udhëtarë, si dhe kishte nga ata që e kishin udhëtimin e tyre të parë duke shfrytëzuar pasaportat e Kosovës me liberalizim të vizave.

I riu Kastriot Thaçi për Telegrafin tha se është duke udhëtuar për herë të parë për në Gjermani me pasaportë të Kosovës pas liberalizimit të vizave.

Kastriot Thaçi

Ai tha se me vite e vite e kanë pritur këtë ditë.

“Po hera e parë që udhëtoj. Jam duke shkuar për Shtutgard, më presin familjarët. E kemi pritur me vite e tash… s’po di”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, Sejdi Ahmeti i cili jeton dhe vepron në Gjermani tha se me shumë dëshirë do t’i mirëpres familjarët e tij.

Sejdi Thaçi

“Jam në Gjermani që 35 vjet, jetoj atje, e familjen e kam këtu. Dëshirat janë të mira, ide e mirë është që me dal secili me pa si jetojmë në Gjermani”, u shpreh ai.

Edhe Gjylferie Zogaj e cila jeton që 30 vjet në Gjermani theksoi se vendimin për liberalizimin e vizave e ka pritur shumë mirë.

Gjylferie Zogaj

E pyetur se a ka shpreh dikush nga familjarët që jetojnë në Kosovë për të shkuar në Gjermani, ajo tha: “po djemtë e vëllait, krejt kushërinjtë”.

Mursel Gjokaj

Edhe Mursel Gjokaj deklaroi se liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve që t’i vizitojnë familjarët e tyre që jetojnë përtej kufijve.

Ndryshe, udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori