LAJMI I FUNDIT:

Nuk duhet ta bëni kurrë këtë gjë kur jeni në tualet

Nuk duhet ta bëni kurrë këtë gjë kur jeni në tualet
GettyImages

Tretja e shëndetshme dhe e rregullt është baza e shëndetit të njeriut, pasi mundëson eliminimin e rregullt të substancave të dëmshme nga organizmi

Megjithatë, tema e jashtëqitjes së madhe është diçka me të cilën ne trajtojmë shumë pak nga aspekti shëndetësor, sipas ekspertëve danezë. Sipas tyre, ka shumë gjasa që ju të bëni gjënë më të natyrshme në botë në mënyrën e gabuar.


Një e treta e njerëzve ankohen dhe prodhojnë tinguj të ngjashëm “shtypës” gjatë procesit, por kjo nuk është aspak e dëshirueshme.

“Gjithçka zbret në presion dhe ky presion zvogëlohet kur ne lëshojmë ajrin. Prandaj, duke bërë tinguj të ndryshëm të sforcuar, e ulim presionin dhe kjo nuk ka efekt lehtësimi, por e kundërta”, tha Jan Falingborg pranë Spitalit Universitar Aarhus.

Pra duket se heshtja në tualet nuk është vetëm baza e mirësjelljes, por edhe e tretjes së shëndetshme.

Mikrobiologia gjermane Julia Enders në librin e saj të ri “Tretja simpatike” trajtoi çështjen e vetë teknikës së jashtëqitjes dhe pohon se zakoni i perëndimorëve për t’u ulur në tualet gjatë këtij akti rezulton në probleme të shumta shëndetësore – nga hemorroidet, kapsllëku, sforcimet e tepërta të zorrëve, shfaqja e fistulës anale dhe gjendje të tjera.

“Rreth 1.2 miliard njerëz në mbarë botën rënkojnë gjatë jashtëqitjes dhe kanë një shkallë dukshëm më të ulët të problemeve me tretjen”, tha Enders. /KP

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori