LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Vetingu është parakusht për drejtësi joselektive

Nuhiu: Vetingu është parakusht për drejtësi joselektive

Anëtari i BDI-së dhe zv.ministër i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, sot në konferencë për shtyp tha se BDI-ja fokusin kryesor e ka tek sundimi i ligjit dhe i së drejtës.

Ai tha se BDI-ja do të realizojë veting në sistemin e drejtësisë, që sipas tij është kusht për të ardhur drejtësia në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sundimi i ligjit dhe i së drejtës për Bashkimin Demokratik për Integrim, është parakusht absolut për drejtësi joselektive, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për zhvillimin ekonomik. Kemi konstatuar gjendje shqetësuese të pushtetit të tretë, pushtet ky i ndarë nga politika, dhe vlerësojmë se pas realizimit të përcaktimeve tona për liri dhe barazi nga Deklarata Themeluese e BDI-së koha është për të adresuar vetingun për të ardhur deri tek drejtësia joselektive, parashikueshmëria ligjore, sundimi i së drejtës dhe i ligjit në përgjithësi”, tha Nuhiu.

Ai shtoi se në këtë mandat, shumica reformuese parlamentare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në veçanti, arriti t’i zbatojë të gjitha planet reformuese, edhe atë Planin 3-6-9 si dhe atë 18, bashkë me rekomandimet e Pribesë, për të plotësuar të gjitha parakushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Rrjedhimisht, u zgjodh Kryeprokurori, u miratuan Ligji për Gjykata, ligji për këshillin gjyqësor, Ligji për Prokurori të Përgjithshme, Ligji për këshill të prokurorëve publik, Ligji për luftë kundër korrupsionit dhe u zgjodh komisioni për ta zbatuar këtë ligj, Kodi penal, Ligji për procedurë penale, Ligji për avokatin e popullit dhe shumë ligje reformuese, përfshirë edhe ato në sferën e sigurisë dhe administratës publike, marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave fundamentale, mediave dhe luftës kundër korrupsionit. Por, ligjet duhet të gjejnë zbatim nga njerëz të përkushtuar në Politikë, Prokurori dhe në Gjykata”, tha Nuhiu.

Ai theksoi se plotësimi i tërësishëm i të gjitha kushteve reformuese, bashkë me ato politike, u konfirmua nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe prandaj vendi ynë meriton datën për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin mars.

Nuhiu deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për veting të tërësishëm që, siç shtoi, nënkupton kontrollin e dyfishtë të secilit politikan, prokuror dhe gjykatës në vend sepse integriteti i individit udhëheqës dhe i institucionit që udhëheq janë baza e një shoqërie të shëndoshë.

Nuhiu tha se si parti do të angazhohen bashkë me qytetarët për përmirësimin e cilësisë së jetës, për zhvillim dhe vende pune për të gjithë, për t’i dhënë fund drejtësisë joselektive nëpërmjet vetingut, për rininë si prioritet absolut i tyre dhe përafrimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori