LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Dyert e MPB-së gjithmonë do të jenë të hapura për mediumet objektive dhe profesionale

Nuhiu: Dyert e MPB-së gjithmonë do të jenë të hapura për mediumet objektive dhe profesionale

Ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, sot realizoi takim me përfaqësues të Federatës Evropiane të Gazetarëve, Qendrës Evropiane për Liri të Mediave të cilët ishin të shoqëruar nga kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB njoftojnë se në takim kanë theksuar se dyert e tyre do të jenë të hapura për përfaqësuesit e mediumeve të cilat angazhohen për gazetari objektive dhe profesionale.


“Sugjerimet për një siguri më të madhe për punonjësit e mediave dhe respektimin e gazetarisë profesionale sigurisht do të ndikojnë në rishikimin e masave dhe të aktiviteteve të MPB-së për respektimin e kësaj vlere të madhe të demokracisë” theksoi ministri Nuhiu në takim./Telegrafi/