LAJMI I FUNDIT:

Nuhaste për çdo ditë çorapet e veta të ndotura, shtrihet në spital për infeksion në mushkëri (Foto)

Nuhaste për çdo ditë çorapet e veta të ndotura, shtrihet në spital për infeksion në mushkëri (Foto)

Pacienti i paemëruar që u shtrua në një spital në Zhangzhou të Kinës, me një infeksion të rëndë në mushkëri – besohet se iu shkaktua prej nuhatjes së çorapeve të veta të ndotura.

Raportohet se ai iu merrte erë çorapeve për çdo ditë, sapo të kthehej nga puna e gjatë, transmeton Telegrafi.


Për pasojë, ai u infektua me kërpudhat të mbledhura në papastërti, si dhe këmbët e tij të djersitura.

Fotografimi me rreze X i mushkërive të infektuara

Atë e kishin pranuar në spital, pasi e dërgoi emergjenca me gjendje të rëndë shëndetësore, teksa fotografimi me rreze X, tregoi infeksionin në organet e frymëmarrjes.

Të nuhaturit e çorapeve, ai e praktikonte për një kohë të gjatë. Shkaku i gjendjes së komplikuar, do të vazhdojë të trajtohet në spital për një kohë.

Deri më tani, janë ditur mire fetishet e këmbëve, por jo edhe të nuhaturit e çorapeve.

Vetëm se kohë më parë, një 21-vjeçare nga Shtete e Bashkuara, bëri të ditur, se po ia shet një burri çorapet dhe atletet e saj të përdorura. /Telegrafi/