LAJMI I FUNDIT:

“Nude e thellë” është nuanca perfekte e buzëkuqit për ta provuar këtë sezon

“Nude e thellë” është nuanca perfekte e buzëkuqit për ta provuar këtë sezon

Kur vjen puna për të zgjedhur buzëkuqin ideal për vjeshtë/dimër, nuk ka nevojë që të “rrëmbeni” automatikisht tonet e errëta, të manaferrës, ngjyrat e tokës apo të kuqen flakë sepse është ajo formula e njohur e grimit: në dimër ka vend gjithnjë për tonalitetet e ndezura

Këtë vit, tendencat e grimit marrin një kthesë befasuese dhe kur vjen puna te ngjyra perfekte për buzët, “nude e thellë” do të “mbretërojë” në grimin e çdo vajze, por edhe në paletat që zgjedhin artistët e grimit (nude – nuanca që vijnë si përzierje e ngjyrës kafe me të bardhën).


“Zgjidhni tonet natyrale për një pamje tepër elegante dhe të freskët, pasi këto ngjyra nxjerrin më në pah tiparet tuaja” thotë Zoe Taylor, grimiere në Mbretërinë e Bashkuar.

“Zgjidhni një nuancë disa tone më të thellë se ngjyra e lëkurës, por që përshtatet edhe me strukturën e fytyrës duke aplikuar një nude më të theksuar apo bronz për buzët njësoj siç zgjidhni edhe për sytë,” vijon ajo.

Shumë më e lehtë për t’u kombinuar me nuancat tradicionale dimërore, nuancat nude janë ideale për gocat me buzë të holla, teksa kërkojnë edhe më pak kujdes gjatë ditës, gjë që nuk ndodh me buzëkuqin e errët që kërkon ta lyesh disa herë për të qëndruar i plotë në buzë.

Nëse jeni duke kërkuar për një model grimi që mund të kalojë lehtësisht nga dita në natë, nuancat nude janë aty për ju.

Gjetja e ngjyrës nude perfekte për tonin e lëkurës bëhet me një truk të lehtë: mjafton një nuancë për buzët, dy deri në tre numra më e fortë se ngjyra e lëkurës, por sërish duke qëndruar te ngjyrat e hapura, citon Anabel.

Tonet e “çokollatës me qumësht”, kafeja shumë e hapur, tonet e zbehta të bronzit mund të jenë një super ide për ju! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Këshilla për prindër
Kalo në kategori