LAJMI I FUNDIT:

NS Mura është kundërshtari i parë i Shkëndijës në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve

NS Mura është kundërshtari i parë i Shkëndijës në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve

NS Mura nga Sllovenia është kundërshtari i 22-të i kuqezinjëve në duelet evropiane në këtë pjesëmarrje jubilare të 10-të të Shkëndijës në Kupat e Evropës, e teta e njëpasnjëshme dhe e katërta në eliminatoret e kompeticionit më të rëndësishëm evropian, Ligws sw Kampionëve.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës për kundërshtar të kuqezinjëve caktoi kampionin e Sllovenisë, NS Mura.

Ndeshja e parë është caktuar të luhet më 6/7 korrik në Shkup, ndërsa takimi i kthimit në Slloveni do të luhet më 13/14 korrik.


Pas hedhjes së shortit trajneri Gjoka ka komentuar kundërshtarin dhe pritjet e Shkëndijës nga duelet me NS Mura. /Telegrafi/