Italia ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të EURO 2020, duke e mposhtur Turqinë me rezultat të thellë 3-0.

Italianët ishin më të mirë nga fillimi në fund, duke dhuruar spektakël me plot kuptimin e fjalës, me aksione dhe gola të bukur.


Goli i parë u shënua nga Merih Demiral që gaboi portën, ndërsa dy të tjerët nga Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.

Sulmuesi Immobile u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.7, pasi përveç goli bëri edhe një asistim.

topshot fbl euro 2020 2021 match01 tur ita

Te Italia lartë u vlerësuan edhe Domenico Berardi, Jorginho dhe Insigne.

Zeki Celik me notën 6.2 ishte lojtari më i dobët në fushë.

Notat e lojtarëve të Turqisë dhe Italisë

/Telegrafi/ Luani dhe fitoni shpërblime këtu > Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

telegrafi sport app