Rep-artisti i njohur, Kanye West, gjatë ditës së sotme (e premte) ka shokuar miliona fansat e tij.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ai kishte bërë një postim që ia dedikoi vajzës së tij, por me disa fjalë të papritura, shkruan Daily Mail.


“North, unë jam duke shkuar në luftë dhe po jetën time po e vë në linjë dhe nëse vritem, mos e lejo askënd të të thotë se nuk isha njeri i mirë”, shkroi ai.

33344200 8748077 Disturbing Kanye West posted and deleted this message on Twitter a 148 1600446562706

Mes tjerash, Kanye vazhdoi: “Kur njerëzit mundohet të të heqin nga jeta ime, dije se unë të dua”.

Me anë të këtij postimi, ai kishte bashkangjitur edhe një fotografi të vajzës së tij, ndërsa gishtërinjtë i kishte bërë sikurse shenja për paqe.

33348798 8748077 image a 15 1600446719016

Por, si duket reperi është penduar për një mesazh të tillë, pasi nuk kanë kaluar shumë kohë dhe postimi u fshi.

Fansat pas një veprimi të tillë i kërkuan atij që të kërkojë ndihmë nga mjekët apo familjarët, pasi ndjehen të shqetësuar për shëndetin e tij mendor. /Telegrafi/

33344544 8748077 image a 26 1600440836622