LAJMI I FUNDIT:

Normalizohet komunikacioni tek kufiri Maqedoni-Kosovë

Normalizohet komunikacioni tek kufiri Maqedoni-Kosovë

Prej mbrëmë ishte bllokuar vendkalimi kufitar në Jazhincë në mes Kosovës dhe Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga qytetarët që ishin bllokuar kishte kërkesa deri tek autoritetet që të gjejnë zgjidhje.


Qytetarët e bllokuar në kufi në mes Kosovës dhe Maqedonisë kanë qenë të strehuar nëpër stacionet e doganave dhe policisë nëpër të dy kufinjtë në Jazhincë. Komunikacioni është normalizuar. Ndalesa për lëvizjen e të gjithë llojeve të automjeteve është hequr në orën 13 dhe nga autoritetet njoftohet që të ketë kujdes nga ngricat dhe bora./Telegrafi/