LAJMI I FUNDIT:

Normalizohet komunikacioni Resnjë-Manastir-Prilep

Normalizohet komunikacioni Resnjë-Manastir-Prilep

Komunikacioni në rrugën magjistrale A-3 ‘Resnjë-Manastir-Prilep’, i cili për shkak të shembjeve në rrugë u mbyll është normalizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në rrugët e Maqedonisë është duke u zhvilluar ma pengesa dhe nëpër korsi të thata.


LAMM porosit pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën e komunikacionit. Vëmendje të veçantë duhet të kenë ata që udhëtojnë nëpër ngushtica malore, ku nuk përjashtohet shfaqja e rrokullisjes së gurëve. /Telegrafi/