Në një vizite në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili u prit nga guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, tha se Kosova ka trend të mirë të zhvillimit, duke shtuar se vlerësimet e BQK-së dhe të Bankës Botërore japin indikacione se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 3.5 për qind deri në 3.6 për qind vitin e kaluar. Ndërsa, sa i përket riformatimit të Qeverisë, kryeministri Mustafa tha se nuk ka asgjë të re, përveç lajmeve të raportuara në media.
Ndërsa, guvernatori Hamza ka shprehur bindjen e tij se vendi po ec drejt një trendi pozitiv ekonomik, duke thënë se norma e interesit kreditor në Kosovë ka shënuar rënie në 7.4 për qind, sipas një matje në muajin mars.
Sipas Mustafës, me punë është arritur që bankat të ofrojnë kredi cilësore për ekonominë. Kryeministri tha se ky trend pozitiv ekonomik vjen si rrjedhojë e inkasimit të tatimeve dhe të qëndrueshmërisë buxhetore.
“Ne tani kemi arritur që bankat të ofrojnë kredi cilësore për ekonominë dhe afatet cilësore për zhvillimin e ekonomisë, kemi trende të mira të zhvillimit sepse edhe vlerësimet e BQK-së janë si ato të Bankës Botërore se ne kemi pasur një rritje ekonomike për vitin e kaluar ndërmjet 3.5 dhe 3.6 për qind dhe po ashtu një rritje më të madhe ekonomike për vitin e ardhshëm, sepse kemi një trend të mirë të inkasimit të tatimeve dhe të qëndrueshmërisë buxhetore tani dhe do ta kemi edhe në të ardhmen. Po ashtu, edhe trendi i regjistrimit të firmave të reja dhe investimeve është pozitiv”, tha ai.
Sipas Mustafës, BQK-ja po e ndihmon vendin dhe Qeverinë përmes një pune të mirë që po bënë, duke koordinuar dhe mbikëqyrur sektorin bankar. E risku i moskthimit të kredive është shumë i ulët, është më I ulëti në regjion.
Ai premtoi përkrahje për Bankën Qendrore, si dhe angazhim që sistemi financiar të jetë stabil sa i përket buxhetit.
E, sa i përket raportimeve për riformatim të Qeverisë, Mustafa tha se nuk di asgjë përtej asaj që raportohet në media çdo ditë.
Informacione të pakonfirmuara për emërime personash në poste të ndryshme ministrore kanë zënë ballinat javën e fundit.
“Asgjë nuk kemi të re, kurrgjë nuk kemi të re, përpos asaj që edhe unë kam lexuar në media”, tha kryeministri.
Ndërsa, guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza tha se sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë profitabil, derisa tha se ka rritje të kredive për periudhën e njëjtë të vitit paraprak për 8.8 për qind. Ai tha se ky trend kontribuon në rritjen ekonomike të vendit.
Ndërsa tha se kreditë joperformuese vazhdojnë të bien në mënyrë konstante. Ky lloj kredish, sipas guvernatorit Hamza është më i ulët për 5.8 për qind krahasuar me vendet e regjionit, derisa tha se zvogëlimi i normave kreditore në vend është indikator pozitiv ekonomik.
Në fund të muajit mars të këtij viti, sipas tij, norma mesatare e kredive ka rënë në 7.4 për qind.
“Sektori financiar dhe sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë i kapitalizuar, profitabil. Kemi rritje të kredive në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritja ka qenë 8.8 për qind, që është edhe një kontribues në rritjen ekonomike të vendit. Sektori është i shëndoshë, kreditë joperformuese kanë vazhduar me ra. Janë diku 5.8 për qind, që janë më të ulëta në regjion, janë mirë të provizionuara. Është një indikator jashtëzakonisht pozitiv zvogëlimi i normës së interesit në kredi, ku norma mesatare e interesit në kredi, në fund të muajit mars, ka ra në 7.4 për qind. Sektorët që e kanë rritjen më të madhe dhe pjesëmarrjen më të madhe si përqindje të rritjes, është sektori i agrobiznesit dhe prodhimit”, tha ai.
Në këtë takim mes Mustafës e Hamzës u bisedua edhe për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet vendi.
U tha po ashtu se çështja e përmbaruesve provat ka kontribuar në përmirësimin e kredive joperformuese, në lehtësimin e punës së bankave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës