LAJMI I FUNDIT:

Nora Llapashtica zgjidhet drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermane

Nora Llapashtica zgjidhet drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermane

Bordi i Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare (OEGjK) ka zgjedhur Nora Hasani-Llapashticën, drejtoreshë të re Menaxhuese të OEGJK-së. Që nga 1 marsi 2017 ajo do ta marrë përsipër detyrën e re.

Hasani-Llapashtica që nga maji 2008 ka punuar në Departamentin Ekonomik të Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
Në këtë funksion e ka përcjellë themelimin dhe zhvillimin e OEGjK-së që nga fillimi. Ajo është juriste e diplomuar dhe është duke u specializuar në të drejtën ekonomike evropiane.


“Ne, bordi i OEGJK-së, jemi shumë të kënaqur që me Hasani Llapashtica e kemi fituar një kandidate jashtëzakonisht të kualifikuar për postin e drejtoreshës Menaxhuese të OEGJK-së. Përvoja e saj e punës në departamentin ekonomik të Ambasadës Gjermane në Prishtinë dhe njohuritë e detajuara të zhvillimeve të deritanishme në OEGJK-së janë shumë të vlefshme për detyrën e saj të re”, ka thënë kryetari i OEGJK-së Fadil Hoxha.

Nëpërmes një komunikate shtypi, OEGjK thekson se synon t’i zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme shërbimet për kompanitë anëtare, si dhe shërbime të tjera të këshillimit gjatë viteve të ardhshme. “Konceptimi dhe implementimi i ofrimit të shërbimeve të zgjeruar bazuar në kërkesën e kompanive anëtare është detyra më e rëndësishme e drejtoreshës së re menaxhuese”.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është themeluar më 17 prill 2012 nga 39 kompani në Prishtinë. Nisma për themelim e kësaj Ode erdhi nga vet ndërmarrësit kosovarë dhe u përkrah nga Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe Oda Ekonomike e Kosovës. OEGJK është një shoqatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse sipas ligjit të Kosovës. OEGjK është një shoqatë, që ka aktualisht rreth 100 kompani anëtare gjermane dhe kosovare, të cilat janë aktive në shkëmbimin ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

OEGjK përfaqëson interesat e kompanive anëtare në organe të ndryshme politike. Ajo këshillon kompanitë në aktivitetin e tyre ekonomik në Kosovë dhe në Gjermani dhe është e angazhuar për nxitjen e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori