Ajo ditën e djeshme (e mërkurë) solli këngën e fundit për këtë vit.

Bëhet fjalë për artisten Nora Istrefi, e cila lansoi projektin e ri “Me ty” në bashkëpunim me Cricketin dhe Geskon.


Ky duet u mirëprit nga fansat e publiku dhe që në fillim mori komente mjaft pozitive.

Screenshot 24 13 Foto: Screenshot/Instagram

Zeshkania së fundmi ka shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe nga prapaskenat e këtij klipi.

Disa fotografi ku shfaqej provokuese në fustanin e zi duke vënë në fokus linjat trupore.

“Me ty është publikuar tani”, ka shkruar ajo.

Nora edhe këtë vit ka qenë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/