Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi, dhe bashkëshorti i saj, Robert Berisha, janë njoftuar mes vete shumë vite më parë.

Ata u martuan në shtator të vitit 2014, gjersa kanë qëndruar të fejuar së bashku për vite me radhë.


nor

Sfida e publikimit të fotografive të vjetra në Instagram ka prekur një pjesë të mirë të yjeve, dhe ndër ta edhe çiftin e njohur shqiptar.

Dyshja së fundmi kanë publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar shumë vite më parë në fillimet e lidhjes së tyre.

Në atë kohë, ata dukeshin shumë më ndryshe se sa sot, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungonte.

nora

Ishte fillimisht Roberti ai i cili e shpërndau fotografinë në InstaStory, teksa më pas të njëjtën e ka ri-shpërndarë edhe Nora.

Përndryshe, çifti jetojnë prej vitesh në Prishtinë dhe së bashku kanë një vajzë të pagëzuar me emrin Renee. /Telegrafi/