Nora Istrefi dhe Jonida Maliqi shfaqen me të njëjtën veshje

Këngëtaret shqiptare Nora Istrefi dhe Jonida Maliqi njihen si dy këngëtaret më me stil të estradës shqiptare.
Përveç muzikanteve, ato ushtrojnë edhe profesionin e blogereve, duke reklamuar veshje për markat e njohura.
Me fotografitë e shpeshta që publikojnë në rrjetet sociale, mund të ndodh që pa dashje dy bukuroshet të shfaqen me të njëjtën veshje.
Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi Norës, e cila në fotografinë e fundit është shfaqur me një kostum ngjyrë ari me pulla të zeza, e që ishte i njëjtë me atë që Jonida kishte veshur muaj më parë.
Dallimi në veshje ishte vetëm te pjesa e dekoltesë, ku Nora kishte zgjedhur të shfaqej e hapur, gjersa Jonida ishte veshur me fustan të zi.
Sido që të jetë, të dyja këngëtaren duken bukur me këtë veshje dhe komplimentet nga ana e fansave nuk kanë munguar për asnjërën prej tyre. /Telegrafi/






























































