Nokia G21 thuhet se së shpejti do të hyjë në treg.
Data ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Nokia HMD Global, mirëpo së fundmi një lajm që po qarkullon thotë se telefoni i ardhshëm i serisë G nga Nokia do të lansohet në muajin shkurt në Indi.
Ky lajm ka paralajmëruar gjithashtu edhe specifikat kryesore të Nokia G21. Ky model i ri thuhet se ka njësi të trefishtë të kamerës së pasme, e kryesuar nga kamera kryesore me 50 megapiksel.
Nokia G21 pritet të vijë me një bateri me 5,050 mAh me mbështetje për mbushje të shpejtë. Telefoni thuhet se vjen në dy konfigurime të RAM-it. Nokia G21 i ardhshëm pritet të jetë i sukseshëm njëjtë si Nokia G20 që u shfaq në Indi në korrik të vitit të kaluar.
Në bashkëpunim me informuesin e njohur Mukul Sharma, 91Mobiles ka raportuar lidhur me specifikat dhe detajet rreth Nokia G21. Sipas raportit, Nokia mund të zbulojë Nokia G21 muajin e ardhshëm. Modeli i ri i telefonit thuhet se do të vijë në opsionet e ngjyrave të zezë dhe gri.
Specifikat e Nokia G21 (të pritshme)
Nokia G21 i supozuar do të ketë ekran 6.5 inç HD+ (1,600×720 piksel) me ekran në raport 20:9. Sipas informatave, Nokia G21 mund të ketë një procesor të panjohur me tetë bërthama në vete. Telefoni thuhet se gjithashtu do të ketë edhe një çip Unisoc. Nokia G21 pritet të ofrojë deri në 4 GB RAM dhe deri në 128 GB memorie të brendshme. Thuhet se memoria mund të rritet përmes kartelës microSD.
Për optikën, telefoni i ardhshëm Nokia pritet të përfshijë një njësi të trefishtë të kamerës së pasme. Ai mund të përbëhet nga një sensor kryesor 50 megapiksel dhe dy sensorë me nga 2 megapiksel. Për selfie, Nokia G21 pritet të ketë një kamerë të përparme me 8 megapiksel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Elon Musk parashikon të ardhmen e superinteligjencës e cila sipas tij do të jetë më e zgjuar se njerëzit
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi
Thyhet rekordi, Super Mario 64 shitet për 1.5 milion dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City