LAJMI I FUNDIT:

Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Reperi i njohur shqiptar Noizy ka reaguar ashpër ndaj aktorit të humorit Osman Azemi, pas deklaratave të tij të fundit që kanë shkaktuar debat në opinionin publik.

Gjatë emisionit “Kosova Today”, Azemi kishte thënë se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, duke përmendur se nuk kanë emra të dëshmuar si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.

Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Noizy, i cili është një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në industrinë muzikore shqiptare. Në një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Noizy ju drejtua Osman Azemit me fjalë të forta, duke e akuzuar për përçarje dhe provokim.


View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,” dëgjohet duke thënë Noizy në video, duke i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme deklaratave të aktorit.

Në mbishkrimin e videos, Noizy vazhdoi me kritikat e tij, duke shkruar: “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman.” Ky reagim tregon qartë se Noizy nuk pajtohet me qëndrimin e Osman Azemit dhe e konsideron atë të papranueshëm.

Ky debat ka nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke brenda komunitetit shqiptar dhe ka treguar se figura të njohura si Noizy janë të gatshme të flasin hapur kur ndihen se vlerat dhe uniteti janë të rrezikuara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë

Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë

Magazina
Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Magazina
Bella Hadid shfaqet rrezatuese me pozat në bikini

Bella Hadid shfaqet rrezatuese me pozat në bikini

Magazina
Melinda Ademi rrëmben vëmendjen e të gjithëve me pozat provokuese

Melinda Ademi rrëmben vëmendjen e të gjithëve me pozat provokuese

Magazina
Ilnisa Agolli tejet joshëse me ndryshimin drastik në pamje

Ilnisa Agolli tejet joshëse me ndryshimin drastik në pamje

Magazina
Cristiano Ronaldo thyen rekordin Guinness me shifrat e kanalit të tij në YouTube

Cristiano Ronaldo thyen rekordin Guinness me shifrat e kanalit të tij në YouTube

Magazina
Kalo në kategori